Sanchez e Correa ndërrojnë bluzat

Futboll

Sanchez e Correa ndërrojnë bluzat

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 15:37
Correa e Sanchez

Rokadë sulmuesish mes Interit dhe Marseilles. Klubi francez është shumë pranë marrëveshjes për transferimin e argjentinasit Joaquin Correa, i cili nuk bën më pjesë në planet e Simone Inzaghit dhe po kërkon një tjetër destinacion për të vijuar karrierën.

Dy klubet e kanë një akord paraprak për transferimin e Correas te Marseille me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje për 15 milionë euro, teksa po negociohen detajet e fundit, para kompletimit të marrëveshjes.

Nga ana tjetër, Interi ka njoftuar menjëherë kilenin Alexis Sanchez që të udhëtojë drejt Milanos, për të firmosur kontratën e re me zikaltrit dhe për t’u vënë në dispozicion të Simone Inzaghit.

Skuadrat e Superiores humbasin terren ndaj atyre kosovare, “dardanët” e nisin nga Europa League dhe turi i dytë

Sanchez ishte pjesë e Marseille sezonin e kaluar, ku shënoi 18 gola, teksa pas një viti në Francë, është joshur nga ideja për t’u rikthyer te Interi dhe ka pranuar të firmosë për një sezon me pagë prej 2.5 milionë eurosh në vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat