Sanchez mbërrim në Milan

Futboll

Sanchez mbërrim në Milan

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 20:28
Sanchez

Sulmuesi kilian, Alexis Sanchez, zbarkoi këtë të enjte në aeroportin Linate, në Milano (Itali), ndërsa këtë të premte pritet t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të hedhur më pas të zezën mbi të bardhë në kontratën me Interin.

Sanchez, 34 vjeç, sezonin e kaluar ishte pjesë e Olimpikut të Marsejës në Ligue 1.

Kampion i Italisë me zikaltrit në sezonin 2020/21 dhe fitues i Kupës dhe Superkupës së Italisë në 2021/22, Sanchez rikthehet në ekipin ku spikati për tri sezone, nga viti 2019 deri në vitin 2022, përpara se të nisej drejt jugut të Francës.

Faqja e internetit TMW ka kapur momentin kur lojtari ngjitet në një automjet në dalje të aeroportit, për t’u drejtuar drejt klubit zikaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat