Kampioni i Kosovës nuk ndalet, shkatërron bjellorusët

Futboll

Kampioni i Kosovës nuk ndalet, shkatërron bjellorusët

Nga: K.G. Më: 24 gusht 2023 Në ora: 21:11
Ballkani feston

Ballkani nga Theranda, kampion i Kosovës, një ndeshje është larg fazës së grupeve të Conference League në futboll. 

Djelmoshat e Ilir Dajës dhuruan një lojë të madhe, sidomos në 45 minutat e dytë, duke i shkaktuar humbje me rezultat 4:1 skuadrës bjelloruse, BATE Borisov, në ndeshjen e parë të play-off-i.

Rreth 8 mijë shikues në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, panë një lojë të bukur.

Ballkani - BATE Borisov 4:1

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shikues: 8.000.
Gjyqtar: Chinkov (Bullgaria).
Shënues:  Jashanica (31’), Tolaj (58’ e 67’), Thaqi (81’) – Laptev (10’).
Kartona të verdhë: Trashi, Dellova  - Gromyka, Khadarkevich, Podstrelov. 
Ballkani: Koliçi, Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi, Korenica (Ramadani 90+2’), Kuç, Kryeziu (Limaj 80’), Gripshi, Berisha, Tolaj (Potoku 90+2').

BATE Borisov: Kudravets, Nechaev, Khadarkevich, Bane, Jimoh, Gromyka (Islamovic 77’), Bocharov, Grechikho (Shestyuk 87’, Malkevich (Podstrelov 77’), Laptev (Antilevski 77’), Kontsevoi.

Futbollisti Blerat Tolaj ka pas mbrëmjen e tij, duke shënuar brenda nëntë minutave, në minutën e 58-të e 67-të.  

Laptev në minutën e 10-të ka shfrytëzuar një reagim të dobët të mbrojtjes së Ballkanit, duke shënuar për 0:1.

Në minutën e 14-të, Ballkani i afrohet barazimit, por Gripshi nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë.

Në minutën e 31-të, Bajram Jashanica me dinakërinë e tij ka barazuar rezultatin 1:1. 

Në minutën e 58, Thaqi harkon për mrekulli dhe Tolaj godet saktë me kokë, 2:1.

Më minutën e 67-të, Tolaj sërish protagonist duke shënuar për 3:1.

Në fund të takimit, Armend Thaqi ashtu si di ai, realizon për fitoren e thellë, 4:1.

Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Mezokiovesz të Hungarisë, Ballkani veç me një këmbë gjendet në fazën e grupeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat