Hojlund mund të debutojë kundër Notingemit

Futboll

Hojlund mund të debutojë kundër Notingemit

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 16:05
Hojlund

Rasmus Hojlund mund ta bëjë debutimin e tij të shumëpritur me fanellën e Mançester Junajtidit që këtë fundjavë.

Sulmuesi 20- vjeçar u transferua në “Old Trafford” nga skuadra e Serisë A, Atalanta, në korrik për një shifër që në total arrin 72 milionë paund, 64 milionë paund plus 8 milionë të tjera që janë bonuset.

Por danezi është transferuar në Mançester me një dëmtim në shpinë që e pësoi në stërvitjen e fazës përgatitore të Atalantës dhe për këtë arsye nuk ka qenë në gjendje të bëjë debutimin e tij me “djajtë”.

Skuadra e Erik ten Hagut ka pasur vështirësi në sulm në dy ndeshjet e para, ndërsa e mundi Uolvesin 1-0 vetëm falë një goli të mbrojtësit Rafael Varan, përpara se të humbiste 2- 0 kundër Totenhemit.

Golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar me 30 gola, Markus Rashford, është dukur i izoluar në qendër të sulmit, që nuk është pozicioni i tij natyral dhe Ten Hag e ka vënë në dukje se kjo është arsyeja përse ata firmosën me një lojtar si Hojlund, tek i cili ai ka shpresa të mëdha.

Stafi po djersin për debutimin e talentit, i cili sipas “The Sun” do të ketë mundësi ta bëjë që në ndeshjen e nesërme kundër Notingem Foresti në “Old Trafford”, në orën 16:00. Ata shpresojnë që 20-vjeçari të jetë të paktën në gjendje për t’u ulur në stolin e rezervave për t’ia lënë më pas vijimit të ndeshjes mundësinë për t’u aktivizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat