Memelli: Janë marrë masa për ndeshjen me Kukësin

Futboll

Memelli: Janë marrë masa për ndeshjen me Kukësin

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 17:00
Memelli

Trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli foli sot para mediave në prag të ndeshjes që Vllaznia luan në shtëpi ndaj Kukësit.

Tekniku i kuqebluve u shpreh se skuadra do të vlerësojë maksimalisht kundërshtarin, duke shtuar se është një takim delikat edhe pse Kukësi nuk është në momentin më të mirë.

“Kukësi? 

Janë marrë masa për ndeshjen me Kukësin dhe djemtë kanë punuar mirë.

Kemi pasur harmonitë mirë.

Na ka mërzitur fakti që Ardit krymi është jashtë dhe besoj mungon për 3-5 javë sepse ka pasur një rupturë në pjesën mbrapa.

Duhet të shohim progresin që do të ketë në ditët në vijim", - , tha Memelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat