Kroati kalon te Fenerbahce

Futboll

Kroati kalon te Fenerbahce

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 19:09
Dominik Livakoviq

Kroati kalon te Fenerbahce!

Tashmë gjithçka është zyrtare, “shtatlarti” kroat i portës, Dominik Livakoviq është zyrtarisht futbollisti më i ri i “gjigandëve” turq të Fenerbahçe, me këta të fundit që arritën të siguronin pa shumë vuajtje shërbimet e 28-vjeçarit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi turk përmes një postimi në rrjetet sociale, të cilët bashkangjitur me foton e lojtarit kanë shkruar dhe mesazhin, “Mirëseerdhe në familjen tonë Dominik Livakoviq”.

Ndërkaq, kujtojmë se për kartonin e “gardianit” 28-vjeçar kroat, “fenerët” e Stambollit derdhën në arkat e Dinamo Zagreb plot 7.6 milionë euro, si dhe i ofruan lojtarit një kontratë 5-vjeçare, e cila skadon më 30 qershor të vitit 2028.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat