Tierney do të udhëtojë nesër drejt Spanjës

Futboll

Tierney do të udhëtojë nesër drejt Spanjës

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 19:15
Tierney

Kieran Tierney nuk do të jetë pjesë e Arsenalit në sezonin 2023/24.

Mbrojtësi skocez, i cili nuk po gjen hapësira që pas transferimit të Oleksandr Zinchenkos, do t’i bashkohet Real Sociedadit.

Ai do t’i bashkohet klubit spanjoll në formë huazimi për këtë sezon, teksa në marrëveshje nuk do të përfshihet asnjë opsion blerjeje.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se Tierney do të udhëtojë nesër (e shtunë) drejt Spanjës për të kompletuar kalimin te Real Sociedadi.

Testet mjekësore janë rezervuar gjithashtu dhe pasi 26-vjeçari t’i ketë kaluar, do të mund zyrtarizohet pastaj te klubi i La Ligas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat