Mbreti i asistimeve në Çeki është një lojtar i Shqipërisë

Futboll

Mbreti i asistimeve në Çeki është një lojtar i Shqipërisë

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 19:19
Qazim Laçi - djathtas

Qazim Laçi është duke kaluar një super sezon në Çeki me Spartën e Pragës.

Mesfushori i Shqipërisë është fjalë e parë në këtë skuadër pasi po i udhëheq në kampionat dhe në Europë.

Në Çeki, lojtari shqiptar është shpallur edhe mbreti i asistimeve.

Kjo pasi Laçi ka pesë asist, më shumë se të gjithë të tjerët.

Gjithashtu sipas statistikave të publikuara, gjatë një ndeshje mesfushori shqiptar jep tre pasime që krijojnë një rast goli dhe 19 pasime në zonën e portës kundërshtare, duke plotësuar dëshirën e shokëve të ekipit që kërkojnë të tentojnë shënimin e golit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat