Rrahmani me dedikim të veçantë

Futboll

Rrahmani me dedikim të veçantë

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 13:04
Rrahmani

Albion Rrahmani e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në futbollin rumun.

Sulmuesi kosovar ka realizuar dy gola në fitoren e madhe të Rapidit në udhët te U. Craiova me rezultat 3-5.

22-vjeçari u inkuadrua në fushë në minutën e 46-të, teksa realizoi golin e parë në minutën e 65-të derisa krejt në fund të ndeshjes realizoi me kokë për rezultatin përfundimtar.

Rrahmani iu bashkua javë më parë Rapidit nga Ballkani për shumën e 600 mijë eurove, duke thyer rekordin e transferimeve në futbollin tonë.

Pas ndeshjes sulmuesi llapjan është shprehur shumë i lumtur me dy golat e shënuar, teksa ka thënë se ata ia dedikon familjes së tij.

“Shpresojmë që në fund të kampionatit të jemi në vendin e parë.

Ishte presion, por jam shumë i lumtur që kam shënuar dy gola. Ia dedikoj familjes sime, e cila shpresoj të jetë krenare për mua”.

“Është perfekte, kemi fansa të jashtëzakonshëm.

Ne i duam ata, ne luajmë për ta”, tha Rrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat