Debutuesit e Serie A tentojnë “grushtin e shtetit”

Futboll

Debutuesit e Serie A tentojnë “grushtin e shtetit”

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 14:13
Leonardo Bonucci

E ardhmja e Leonardo Bonuccit mbetet për t’u shkruar. I përjashtuar nga projekti teknik i Juventusit në fillim të verës, ai po jeton i ndarë prej javësh nga bardhezinjtë, pasi u përjashtua nga skuadra.

Aventura e tij e gjatë bardhezi në fakt ka marrë fund dhe kjo do të thotë se, për t’u rikthyer në protagonist gjatë këtij sezoni, do të duhet të gjejë domosdoshmërisht një ekip të ri. Emri i tij është lidhur me klube të ndryshme gjatë muajit të fundit dhe një tjetër tani duhet t’i shtohet listës së kandidatëve të mundshëm: Genoa.

Siç raporton “Sky”, Genoa jo vetëm që e ka vënë në sy Bonuccin, por tashmë ka nisur kontaktet me lojtarin. Orët e ardhshme do të tregojnë nëse do të jetë e mundur të shkohet në drejtim të “tymit të bardhë” dhe nëse klubi “rossoblù” do të jetë në gjendje të kryejë atë që do të ishte një “hit” i bujshëm në merkato.

Siç u përmend, emri i Bonuccit është lidhur edhe me atë të klubeve të tjera, Lazio dhe Union Berlin mbi të gjitha. Përsa i përket klubit gjerman, ende nuk është gjetur një marrëveshje për transferimin, ndërsa mungon “drita jeshile” definitive e Maurizio Sarri për veshjen e tij bardhekaltër.

Leonardo Bonucci është i lidhur me Juventusin me një kontratë që skadon më 30 qershor 2024. Klubi bardhezi ka një buxhet të mbetur për mbrojtësin prej 6 milionë eurosh, çka do të përkthehej në humbje kapitale.

Së pari, Bonucci duhet të ndërpresë kontratën me Juventusin (me pagesa të bashkëngjitura) në mënyrë që të mund të bashkohet me një klub tjetër. Lista me numrat e fanellave të dorëzuara nga Juventusi në “Lega Serie A” nuk përfshin numrin 19 të Leonardo Bonuccit prej vitesh.

Një konfirmim i mëtejshëm se ai nuk është më pjesë e planeve të klubit bardhezi, pavarësisht se lojtari ka bërë kërkesë për rikthim në skuadër disa javë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat