Gjimshiti në bisedime me Besiktasin, klubi turk synon huazimin e tij

Futboll

Gjimshiti në bisedime me Besiktasin, klubi turk synon huazimin e tij

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 12:24
Gjimshiti

Berat Gjimshiti mund të bëhet futbollisti i radhës shqiptar që i bashkohet Superligës së Turqisë.

Besiktasi është klubi që ka shprehur interesim për mbrojtësin e Atalantas.

“beIN Sports” ka raportuar se klubi turk ka nisur bisedimet me Gjimshitin.

Madje thuhet se zyrtarët e këtij klubi janë takuar me 30-vjeçarin, për të biseduar rreth mundësisë së huazimit të tij.

Reprezentuesi i Shqipërisë besohet se është i hapur për një lëvizje të tillë.

Berat Djimsiti është pjesë e Atalantas që nga viti 2016. Ai ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat