Benzema pëson lëndim

Futboll

Benzema pëson lëndim

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 11:54
Benzema

Karim Benzema ka pësuar lëndim gjatë ndeshjes që skuadra e tij Al Ittihad e zhvilloi me Al Wehda, në xhiron e katërt të kampionatit të Arabisë Saudite.

Pas një situate që nuk dukej e rrezikshme, Benzema e lëshoi fushën e gjelbër duke çaluar me ndihmën e dy shokëve të skuadrës.

Sulmuesi francez mbërriti në afatin kalimtar të verës në klubin nga Arabia Saudite, ku performon për një pagë prej 200 milionë euro në vit. Në tre ndeshjet e para të kampionatit ai shënoi një gol dhe dy asistime.

Mediat arabe raportuan më herët se ardhja e tij nuk u prit mirë nga trajneri i skuadrës, Nuno Espirito Santo.

Fituesi i fundit i ‘Topit të Artë’ thuhet se nuk i përshtatet stilit të lojës të kultivuar nga trajneri portugez.

U raportua se Espirito Santo nuk donte që Benzema të vinte në klub, por drejtuesit këmbëngulën kur u krijua mundësia për ta sjellë francezin e shkëlqyer në radhët e veta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat