Llapi nënshkruan me Robert Burecan

Futboll

Llapi nënshkruan me Robert Burecan

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 13:58
Pamje nga prezantimi

Robert Bureca është përforcimi i radhës i Llapit.

Klubi nga Podujeva njoftoi sot se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e krahut të djathtë.

Burca ka qenë pjesë e të rinjve të Schalke 04, teksa më vonë ka mbrojtur ngjyrat e skuadrave si: Daesti, Zimbru Chisinau dhe së fundmi Ocna Mures.

Llapi njoftoi gjithashtu se ka përfunduar të gjitha proceduar e regjistrimit dhe lojtari ka të drejtë lojë që nga ndeshja e ardhshme, kundër Prishtinës.

“Robert Burcea nënshkruan me Llapin

Mbrojtësi i djathtë, 24 vjeç, Robert Burcea ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me mundësi të vazhdimit edhe për 1-vit tjetër.

Burcea ka bindur drejtuesit e klubit për të nënshkruar me të dhe pas nënshkrimit të kontratës ka filluar stërvitjet me pjesën tjetër të ekipit.

24-vjeçari në kategoritë e reja ka qenë pjesë e Schalke 04, teksa në vijim të saj ka mbrojtur ngjyrat e skuadrave si: Daesti, Zimbru Chisinau dhe së fundmi Ocna Mures.

Klubi ka përfunduar gjitha procedurat e regjistrimit të tij dhe Burcea ka të drejtë loje nga ndeshja e ardhshme me Prishtinën", njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat