Balliu, rikthimi i bujshëm në Kombëtare

Futboll

Balliu, rikthimi i bujshëm në Kombëtare

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 19:31
Balliu

Ekipin kuqezi e presin dy ndeshje vendimtare më 7 dhe 10 shtator, ndaj Çekisë në transfertë dhe tri ditë më vonë në “Air Albania” ndaj Polonisë.

Një rikthim tejet i rëndësishëm do të jetë ai i mbrojtësit Ivan Balliu.

Në një intervistë të dhënë para ndeshjes ndaj Atletico Madrid në La Liga, mbrojtësi shqiptar ka folur edhe për dy ndeshjet e shtatorit të Kombëtares.

Balliu është shprehur se këto dy takime janë tejet të rëndësishme dhe për këtë arsye lojtarët duhet të bëjnë më të mirën në fushën e lojës që të marrin maksimumin e pikëve.

“Kemi objektiv pjesëmarrjen në Europian, shpresoj t’ia dalim.

Na presin dy ndeshje të rëndësishme tani në shtator, na duhet të fitojmë”, ka thënë Balliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat