Pochettino do të bëjë gjithçka për ta transferuar Emile Smith Rowe

Futboll

Pochettino do të bëjë gjithçka për ta transferuar Emile Smith Rowe

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 19:44
Emile Smith Rowe dhe Rpmelu Lukaku

Mauricio Pochettinp e ka pranuar sot se muindtë këtë transfere të reja në Chelsea, me Emile Smith Rowe që thuhet se është prioriteët i Bluve, me t’u larguar Romelu Lukaku

Blutë pritet që të jenë të zënë në fund të afatit kalimtar, me drejtorin Todd Boehly që do të vazhdojë transferime të shtrenjta për shumë para.

Pasi që ka shpenzuar më shumë së 60 milionë funte sezonin e kaluar, Chelsea ka shpenzuar më shumë së 300 milionë funte të tjera në Christopher Nkunku, Nicolas Jackson, Axel Disasi, Robert Sanchez, Moises Caicedo dhe Romeo Lavia këtë verë.

Ata gjatë dy ditëve janë duke u lidhur me një transferim të numrit 10 të Arsenalit, Smith Rowe dhe plejmejkerin e Lyonit, Rayan Cherki, me Pochettinon që ka thënë se do të këtë prurje të reja gjatë konferencës së sotme për shtyp.

“Nuk e di! Të jem I saktë me ju në ditët e fundit ne kemi qenë të fokusuar në përpjekjet tona që të rikuperohen disa futbollistë.

E di shumë mire që klubi është duke punuar shumë që të bëjë biznes edhe në këto pak ditë kështu që mendoj se do të ndodhin disa gjëra.

Për momentin, ne jemi duke punuar për të bërë atë që ne dëshirojmë por nuk ka diçka që mund të ua komunikojmë juve”, tha trajneri.

Po ashtu ka shumë futbollistë që thuhet se do të largohen nga Stamford Bridge – me Lukaku dhe Callum Hudson – Odoi që duket se tashmë vetëm janë të largur.

“Nuk jam i involvuar në këto bisedime.

Jam I fokusuar te skuadra. Klubi është duke punuar me futbollistët porn ë këtë rast, unë nuk jam i involvuar.

Asgjë nuk ka ndryshuar për momentin, askush nuk me ka komunikuar për ndonjë marrëveshje që ka përfunduar, kur ndodh ndonjë gjë, klubi do të komunikojë me ju, por nuk ka asgjë në këtë moment”, ka thënë Pochettino kur është pyetur se a pret më shumë largimi apo prurje në skuadër në fund të afatit kalimtar.

Chelsea, të cilët kanë fituar vetëm katër pikë nga tri ndeshje të Premier Ligës për sezonin 2023/24, do të kthehet në aksion këtë të mërkurë kur do të përballën me AFC Wimbledon  në rrethin e dytë të Carabao Cup. Merkato në Angli pritet të mbyllet këtë të premte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat