Ferdinand befason

Futboll

Ferdinand befason

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 23:36
Ferdinand e Lewandowski

Karim Benzema, Luis Suarez dhe Robert Lewandowski kanë ndihmuar në përcaktimin e një epoke në botën e futbollit.

Mes dominimit të Cristiano Ronaldo-s dhe Lionel  Messi-t të sportit në çdo nivel, treshja e sulmuesve ka prodhuar vazhdimisht statistika që i kanë bërë ata disa nga më të mirët në historinë e fundit.

Edhe pse jo aq i spikatur sa debati mes argjentinasit dhe portugezit, ende është folur shumë se kush është më i miri mes Benzemas, Suarez dhe Lewandowski.

Megjithatë, mes debatit dhjetëvjeçar që ka ndjekur karrierën e shkëlqyer të këtyre yjeve, legjenda e Manchester United Rio Ferdinand ka dalë për të shprehur mendimin e tij se kush është më i miri i treshes.

Eksperti 44-vjeçar i televizionit në edicionin e fundit të podcast-it të tij FIVE UK, kishte për detyrë të bënte një zgjedhje mes Benzema, Suarez dhe Lewandowski.

Siç raportohet nga Madrid Universal në Twitter, ish-lojtari anglez u përgjigj:

“Benzema në kulmin e tij. Ai ishte më i vështiri për të luajtur kundër tij”.

Ish-mbrojtësi i Manchester Junajtid nuk e ka fshehur admirimin e tij për sulmuesin e Al Ittihad, pasi e ka shprehur edhe disa kohë më parë në vitin 2016.

I cituar nga Eurosport përpara finales së Champions League në 2016, Ferdinand tha:

“Nga përvoja personale duke luajtur kundër të dy atyre lojtarëve, e pata më të vështirë të luaja kundër tij [Benzema].

“Ai ishte shumë efikas në të gjithë fushën, me këmbën e djathtë dhe të majtë, lëvizte vazhdimisht”.

Ferdinand dhe Benzema u përballën me njëri-tjetrin në katër raste, me dy takimet e para që erdhën në fazën e grupeve të Champions League 2007-08.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat