​Ky është numri që do ta marrë Lukaku te Roma

Futboll

​Ky është numri që do ta marrë Lukaku te Roma

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 10:25
Romelu Lukaku

Romelu Lukaku do të luajë për Romën në këtë sezon pasi sulmuesi belg ka arritur marrëveshje me skuadrën që drejtohet nga trajneri Jose Mourinho.

Ish- sulmuesi i Interit zbarkoi në aeroportin Ciampino të martën, i mirëpritur nga më shumë se 5000 tifozë.

Ai tashmë ka kryer testet mjekësore me skuadrën e José Mourinhos dhe Roma do të njoftojë transferimin e tij sot.

Të gjitha gazetat sportive italiane, përfshirë Corriere dello Sport, pretendojnë se Lukaku do të veshë fanellën me numër 90.

30-vjeçari ka veshur të njëjtin numër te Interi sezonin e kaluar.

Lukaku do të stërvitet për herë të parë me bashkëlojtarët e tij të rinj sot, por nuk pritet të jetë në dispozicion kundër Milanit të premten. Ish-sulmuesi i Interit ka qenë duke u stërvitur veçmas nga pjesa tjetër e skuadrës së Chelseat gjatë gjithë verës.

Lukaku i është bashkuar Romës në formë huazimi deri në fund të sezonit, duke rënë dakord për të ulur pagën për t'u transferuar në Itali për herë të tretë në karrierën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat