Ansu Fati befason të gjithë me klubin e ri

Futboll

Ansu Fati befason të gjithë me klubin e ri

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 08:59
Ansu Fati

Ansu Fati do ta kalojë sezonin 2023/24 larg Barcelonës.

Anësori spanjoll do të huazohet në Premierligë, tek skuadra e Brightonit deri në fund të sezonit.

Tashmë dy klubet kanë arritur marrëveshje.

Marrëveshja nuk përfshin opsion blerjeje dhe pjesa më e madhe e pagës së tij do të mbulohet nga klubi anglez.

Ansu Fati do të udhëtojë sot për në Angli, pasi Brighton e dëshiron lojtarin sa më shpejt që të jetë e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat