Celina bëhet me klub të ri

Futboll

Celina bëhet me klub të ri

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 23:31
Celina

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës pritet që ta zhvillojë karrierën e tij në Suedi këtë sezon

Ai sonte është prezantuar si i huazuar në skuadrën suedeze, derisa u huazua tek kjo skuadër nga Dijoni i Francës.

26 vjeçari nuk dëshironte që të qëndronte në Francë pasi që dëshironte një skuadër ku do të kishte minuta të luajtur.’

“Kam zgjedhur AIK-un sepse është një klub i madh me një trajner që më përshtatet shumë.

Mezi pres të luaj para tifozëve dhe të bëj gjithçka për të fituar ndeshjet”, tha Celina për faqen zyrtare të klubit.

AIK mund ta blejë lojtarin e Kombëtares së Kosovës që doli nga akademia e Manchester City ku përpos këtij klubi ka luajtur tek Stoke City, Kasimpasa, Swansea, Ipswich City, Twente, Dijon dhe tani në AIK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat