Vllaznia dhe Erzeni, dy anët e njëjta të Superiores

Futboll

Vllaznia dhe Erzeni, dy anët e njëjta të Superiores

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 12:47
Vllaznia

Skuadra të rindërtuara nga e para, trajneri shijakas ngre alarmin për një qendërsulmues

Vllaznia dhe Erzeni nuk mund të jenë të kënaqur me barazimin 2-2, në javën e dytë të Kategorisë Superiore. Nga një pikë për të dy ekipet, që kanë shpërthyer polemikat kundër arbitres Emanuela Rusta dhe sistemit VAR.

Konfirmimi i përfaqësimit në Superiore, për Erzenin është vetëm njëra anë e medaljes. Sepse tjetra lidhet drejtpërdrejtë me rindërtimin e skuadrës në mënyrë shumë të shpejtë. Drejtuesit kanë harruar të marrin një qendërsulmues, këtë e shprehu edhe Deliallisi mbas ndeshjes. 

Tekniku i shijakasve është detyruar të improvizojë në qendër Redon Mihanën, sulmuesi i krahut të majtë deri më tani po bën një punë të mirë me tri gola në dy takime, por sezoni është i gjatë  dhe shpresat nuk mund të varen te 24-vjeçari.

Mund të themi se e njëjta situatë u krijua edhe te Vllaznia, me skuadrën që u rindërtua nga e para. Në këtë sezon u larguan 13 lojtarë, e vetëm gjashtë u afruan e kjo politikë e klubit u bër vetëm për të lehtësuar barrën e pagave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat