Lewandowski: Gjyqtarët po e vrasin ligën

Futboll

Lewandowski: Gjyqtarët po e vrasin ligën

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 16:42
Lewandowski dhe gjyqtari

La Liga është vënë shpesh në kritika për shkak të gjyqtarëve. Shumë njerëz besojnë se gjyqtarët nuk janë në nivelin e duhur dhe lojtarët ndonjëherë bien në këtë kategori.

Sezonin e kaluar, Jose Gaya dhe Sergio Canales, u dënuan të dy me nga katër ndeshje pasi kritikuan gjyqtarët pas ndeshjeve.

Robert Lewandowski, i cili u transferua nga Bundesliga në La Liga verën e kaluar duke iu bashkuar Barcelonës, ka dhënë mendimin e tij mbi standardin e gjyqtarëve në futbollin spanjoll.

Duke folur për “Meczyki.pl”, ai tha: “Gjyqtarët po e vrasin ligën”.

Sulmuesi polak foli edhe rreth kampionatit, duke shtuar: “LaLiga nuk është mjaft tërheqëse dhe sulmuese”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat