Napoli duarthatë në “Diego Armando Maradona”

Futboll

Napoli duarthatë në “Diego Armando Maradona”

Nga: K.G. Më: 2 shtator 2023 Në ora: 22:42
Pamje nga ndeshja

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, me Lazion, kthehen me tre pikë nga stadiumi “Diego Armando Maradona” në Napoli. 

Lazio ka shënuar fitore me rezultat 2:1 në përballje me Napolin, në takimin e javës së tretë të Serie A në futboll.     

Zielinski (32') realizoi për Napolin dhe Luis Alberto (30') e Kamada (52') për Lazion. 

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, u paraqit standard për kampionin italian, Napoli dhe Hysaj 81 minuta për Lazion.

Napoli është në vend të katërt me 6 pikë dhe Lazio në të 12-tin me 3 sosh,

Është fitorja e parë për Lazion dhe humbja e parë për Napolin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat