Drita përballet me Dukagjinin

Futboll

Drita përballet me Dukagjinin

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 23:17
Vavalis e Salihu

FC Drita do të takohet me FC Dukagjinin ne Gjilan, të dielën ora 16:00, te stadiumi sintetik (te rrethi).

Në prag të ndeshjes së javës së 4-të të Superligës së Kosovës në futboll, Drita e Gjilanit ka mbajtur konferencë me gazetarë, prezent ishte trajneri Akis Vavalis dhe futbollisti Hajdin Salihu.

Trajneri Akis Vavalis tha se nesër është një ndeshje e vështirë ndaj Dukagjinit.

"Siç e dini të gjithë edhe ata ishin pjesëmarrës në Conference Lige dhe është një ekip me futbollistë të njejtë, gjithsesi ne luajm në shtëpi dhe jemi favorit për këtë ndeshje. E vetmja gjë që më shqetëson është që për katër javë ne kemi zhvilluar vetëm dy ndeshje”, tha Vavalis.

Ndërsa, futbollisti Hajdin Salihu gjithashtu tha: “Kemi përballë një kundërshtar të vështirë dhe ekipi jonë gjatë gjithë javës është përgatitur dhe ka analizuar disa ndeshje të Dukagjinit dhe se nesër normalisht që do të futemi për fitore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat