Marotta zbulon ofertat që kanë refuzuar për Calhanoglun

Futboll

Marotta zbulon ofertat që kanë refuzuar për Calhanoglun

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 13:57
Hakan Calhanoglu

Hakan Calhanoglu ka qëndruar te Interi, përkundër se ka pasur oferta të rëndësishme në klub për turkun.

Ka qenë drejtori i Interit, Giuseppe Marotta që ka konfirmuar se kanë refuzuar oferta shumë të larta për mesfushorin turk.

Marotta ka deklaruar se deri te ky vendim kanë ardhur pasi e shohin turkun si një nga futbollistët kyç të Interit.

“Si klub jemi shumë të lumtur me suksesin që arritëm vitin e kaluar, për mendimin tim kemi pasur një sezon pozitiv në të gjitha garat”.

“Luajtëm në finale, padyshim që donim të fitonim. Liga e Kampioneve është një kompeticion i madh, mendoj se Interi do të na dhurojë kujtime të bukura këtë sezon. Do të bëjmë maksimumin si çdoherë tjetër, kam shumë besim te skuadra dhe te trajneri falë asaj që shikoj çdo ditë”, është shprehur administratori i deleguar i zikaltërve.

“Kanë ardhur oferta të mëdha për Calhanoglun, por për ne ai është një lojtar shumë i rëndësishëm”.

“Hakan do të qëndrojë me ne edhe këtë sezon dhe do të japë një kontribut të rëndësishëm për Interin. Presim shumë nga ai, siç presim nga gjithë skuadra”, tha Marotta.

Për Calhanoglun ka pasur oferta nga Arabia Saudite, por edhe nga Anglia dhe Gjermania, megjithatë Inter i ka refuzuar të githa. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat