Thuram shënon golin e parë ‘italian’

Futboll

Thuram shënon golin e parë ‘italian’

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 19:43
Pamje nga ndeshja

Thuram shënon golin e parë ‘italian’!

Interi pret Fiorentinën në një “San Siro” të mbushur sërish plot e përplot, me shpresën për të marrë fitoren e tretë radhazi dhe për të shkuar në derbin ndaj Milanit me 9 pikë të plota, aq sa kanë edhe kuqezinjtë.

Simone Inzaghi ka konfirmuar formacionin titullar të dy ndeshjeve të para, duke mos bërë asnjë ndryshim, teksa në stol janë ulur për herë të parë emra si Benjamin Pavard e Davy Klaassen, që iu bashkuan vetëm këtë javë Interit…

 23′ – Goooool. Marcus Thuram gjen golin e parë në Serinë A. Sulmuesi francez shënon me kokë pas një krosimi perfekt të Dimarcos, duke i dhënë avantazhin Interit/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat