Bejzade tregon objektivin

Futboll

Bejzade tregon objektivin

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 00:32
Bejzade

Java e dytë e “Abissnet Superiore“-s është mbyllur me takimin Partizani-Laçi.

Ndeshja, e cila u zhvillua në kryeqytet, përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të kampionëve në fuqi.

Një fitore e arritur me vështirësi për “demat e kuq”, të cilët e gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 92-të me anë të Magetit.

Pas përfundimit të sfidës, trajnerët përkatës kanë dhënë përshtypjet e tyre të para për emisionin “Skaner Superiore” në “MCN TV”.

Bejzade (Laçi): “Sa për ekipin, jam shumë i kënaqur për lojën që zhvilluan djemtë. Është një ekip relativisht shumë i ri në moshë. Meritonim sot një pikë.

Duke parë rastet e humbura, mendoj që një pikë do të ndihmonte shumë në moralin e lojtarëve. Kur pëson gol në minutë të fundit, sigurisht që të vjen keq.

Dëgjoj analiza që luajtëm 20 minuta mirë, por nuk ka në futboll luajtëm 20 minuta mirë. Ka 90 minuta. Objektivi jonë është që të fitojmë çdo ndeshje.

Se ku dalim pastaj, është punë tjetër. Por kur shohim kundërshtarët tonë, nuk janë Tirana apo Partizani, sepse kanë investuar shumë. Por duhet të jemi pas tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat