Çeki - Shqipëri, UEFA ja beson arbitrit të njohur anglez

Futboll

Çeki - Shqipëri, UEFA ja beson arbitrit të njohur anglez

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 11:47
Anthonyh Taylor

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Çekinë në transfertë ditën e enjte në orën 20:45.

Dy kombëtaret, të cilat janë në lojë për tu kualifikuar, do të sfidohen mes tyre në “Fortuna Arena”.

Kuqezinjtë do të synojnë të marrin një rezultat pozitiv ndaj çekëve për të qenë më afër “fluturimit” për në Gjermani.

Kjo ndeshje ka një rëndësi të madhe për të dyja ekipet dhe si e tillë edhe UEFA përligj nivelin e këtij takimi.

UEFA kështu ka vendosur t’i besojë këtë përballje një arbitri anglez. Anthonyh Taylor do të jetë kryesorë, ndërsa do të ndihmohet nga Gary Beswick dhe Lee Betts, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Craig Pawson.

Kujtojmë se Taylor është një nga arbitrat më të mirë në Premier League, ndërsa ka gjykuar edhe finale të kompeticioneve Evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat