Ja emrat që mund të pasojnë Blanc në stolin e Lyon

Futboll

Ja emrat që mund të pasojnë Blanc në stolin e Lyon

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 18:39
Pamje nga konferenca

Humbja 1-4 në shtëpi përballë PSG ka vendosur në alarm drejtuesit e Lyon, me këta të fundit që tani janë vendosur në lëvizje për të gjetur pasuesin e Blanc.

Trajneri francez ende është pjesë e grupit, ndërsa sapo drejtuesit e klubit të gjejnë pasuesin e tij, 57-vjeçari do të shkarkohet, pasi ditët e tij në pankinën e Lyon-it duken të numëruara.

Lyon momentalisht pozicionohet në vendin e fundit, me vetëm 1 pikë në katër ndeshjet e para dhe asgjë nuk po ndryshon për mirë.

Mediet franceze kanë raportuar këtë të martë se numri një i klubit francez, John Textor ka disa dëshira.

Bruno Lage, trajneri i cili po punon në Brazil te Botafogo, klub ku Textor është aksioner kryeson listën e dëshirave, ndërsa më pas janë edhe Marcelo Gallardo dhe Thiago Motta i Bologna-s, por nuk përjashtohet edhe mundësia e Will Still që surprizoi sezonin e kaluar me Reims.

Të gjithë emrat e mësipërm janë kontaktuar, por situata e vështirë ku ndodhet Lyon-i krijon pak trysni, gjë e cila nuk ndikon për mirë te Textor që duhet të gjejë formulën e duhur që të bindë pasuesin e Laurent Blanc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat