Tchouameni nuk i shpëton pyetjes për Mbappe

Futboll

Tchouameni nuk i shpëton pyetjes për Mbappe

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 21:48
Tchouameni

Kombëtarja e Francës është e grumbulluar për dy ndeshjet e muajit shtator ku fillimisht do të luajë me Irlandën në kuadër të kualifikueseve të Euro 2024, ndërsa më pas luajnë një miqësore ndaj Gjermanisë. Aurelien Tchouameni është një nga lojtarët e thërritur nga trajneri Didier Deschamps, teksa mesfushori i Real Madrid u paraqit edhe para mediave në konferencë për shtyp.

Ndër të tjera, mesfushori nuk mundi t’i shmangej pyetjeve rreth së ardhmes së Kylian Mbappe dhe mundësisë për t’iu bashkuar atij me fanellën e Los Blancos. Tchouameni e pranoi se Mbappe mund t’i bashkohej Realit këtë verë dhe la gjithçka të hapur për merkaton e ardhshme.

“Sigurisht që transferimi i Mbappe te Reali këtë verë ishte një mundësi.

Në futboll ndodhin shumë gjëra, të gjithë ekipet e botës kërkojnë më të mirët.

Për momentin ai është pjesë e PSG dhe është më mirë që të mos flasim për këtë temë në këtë moment. Ne te Reali jemi shumë të lumtur me organikën që kemi aktualisht”, u shpreh mesfushori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat