Yakin: Sommer kaloi periudhë të vështirë te Bayern, Inter është klubi i duhur për të

Futboll

Yakin: Sommer kaloi periudhë të vështirë te Bayern, Inter është klubi i duhur për të

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 21:49
Sommer e Yakin

Murat Yakin, trajneri i kombëtares së Zvicrës, foli për “Sport1” në lidhje me Yann Sommer, portierin e ri të Interit që është larguar së fundmi nga Bayern Munich dhe gardianin aktual të Zvicrës.

“E njoh shumë imrë, e kam trajnuar në Basel. Le të flasim për një lojtar që ka nevojë për besim në mënyrë që ai të japë 100% na vetja dhe nuk e meritonte një trajtim të tillë.

Ai u bë viktimë e një mekanizmi që ndodh vetëm te Bayern. Kur erdhi në skuadrën kombëtare sigurisht që fola me të.

Ai nuk ishte Yann që unë njoh. Ai ishte nën presion të jashtëzakonshëm te Bayern, dhe këtu ai tregoi se është një portier i fortë. Ne e zgjidhëm atë me trajnerin tonë të portierëve.

Ai ndjeu mbëtshtetje nga pikëpamja sportive, por më pas diçka mungonte. Të gjitha kritikat e lënduan, por ai kurrë nuk u ankua. Periudha te Bayern nuk ishte e lehtë për të.

Yann Sommer ka ende shumë për të dhënë, është një portier fantastik dhe Interi është klubi i duhur që ai të ndjehet mirë dhe të japë maksimumin. Tek Interi ka gjithmonë një frymë grupi dhe për këtë gjë ai ka nevojë”, është shprehur portieri i kombëtares së Zvicrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat