Sulmuesi shqiptar - lojtar i javës në Maqedoninë e Veriut 

Futboll

Sulmuesi shqiptar - lojtar i javës në Maqedoninë e Veriut 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 5 shtator 2023 Në ora: 22:08
Struga Trim Lum

Tri ndeshje dhe ka shënuar tri gola për Struga Trim Lum në sezonin e ri të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Është fjala për sulmuesin Besart Ibraimin.  

“Ka arritur shifrën prej tre golave në edicionin e ri ose gjithsej 189 gola në historinë e kampionatit maqedonas. 

Nëse gjithçka shkon ashtu siç duhet, duket qartë se këtë sezon Besart Ibrahimi, sulmuesi i kampionit do të arrijë shifrën magjike prej 200 golave në Kampionatin e Maqedonisë.

Ndryshe, në takimin me Tikveshin, ku Struga fitoi me 3:1, Ibraimi ka mundur të shënojë het-trik, por penalltinë e dytë nuk arriti ta realizojë në gol.

Pavarësisht kësaj, ai është lojtari i javës së 6-të”, shkruan mediumi maqedonas “Sportmedia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat