Plas skandali në Kombëtaren e Femrave të Sllovenisë, jep dorëheqje trajneri

Futboll

Plas skandali në Kombëtaren e Femrave të Sllovenisë, jep dorëheqje trajneri

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 23:26
Borut Jarc

Trajneri i Kombëtares së Femrave të Sllovenisë, Borut Jarc ka dhënë dorëheqje nga posti i tij pasi që 31 futbolliste kërkuan largimin e tij

Për shkak të bullizmit, seksizmit, racizmit dhe sjelljeve të pahijshme brenda kampit të Kombëtares sllovene, një grup lojtaresh bën një ankesë serioze për Jarc në Federeratën e Futbollit të Sllovenisë, siç raporton NZS.

Si rezultat, trajneri ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij me vendim të menjëhershëm.

“Me zemër të lënduar, por duke marrë parasysh situatën e krijuar, e cila nuk është e mirë për askën, kërkoj shkëputje të kontratës në mënyrë miqësore nga pozita e drejtimit të Kombëtares së Femrave të Sllovenisë”, ka shkruar në letrën e tij të gjatë trajneri slloven.

Sa ishte në krye të kësaj federate, për Jarc ka pasur akuza serioze për sjelljet e tij dhe gjërat në fushë nuk kanë shkuar si duhet, me Slloveninë që ka dështuar të kualifikohet në ndonjë turne të madh në këto vite.

Në letrën e tij të hapur këtë verë, futbollistet kanë dhënë detaje për abuzimet që ka bërë Jarc, duke e akuzuar atë se ju ka thënë se ato “luanin si dosa (de*ra) të egër”.

Ato të cilat protestuan kundër Jarc dhe veprimeve të tij shpresojnë që pasuesi i tij t’i bëjë gjërat më mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat