Allegri ‘harron’ Juve në garën për titull, favorizon këto skuadra

Futboll

Allegri ‘harron’ Juve në garën për titull, favorizon këto skuadra

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 13:00
Allegri

Trajneri i Juventusit, duke folur për mediet italiane, nuk e ka përfshirë skuadrën e tij në garën për titull të kamionit në Serie A.

Tashmë janë zhvilluar tri xhirot e para të këtij sezoni në elitën e futbollit italian.

Interi dhe Milani kryesojnë tabelën me nga nëntë pikë, dy më shumë së Juventusi.

Megjithatë, Allegri mendon se Napoli, Interi dhe Milani do të ‘luftojnë’ për Scudetto.

"Scudetto? Unë them Napoli, Inter dhe Milan”, ka thënë strategu italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat