Në Çeki priten tifozë të shumtë për të mbështetur Kombëtaren

Futboll

Në Çeki priten tifozë të shumtë për të mbështetur Kombëtaren

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 18:08
Shqipëria

Shqipëria do të zhvillojë nesër një ndeshje shumë të rëndësishme për kualifikueset e Europianit të sezonit tjetër që do të organizohet në Gjermani.

Atmsofera në Pragë ka nisur të ndizet dhe të shumtë janë ata që kanë udhëtuar nga Shqipëria për në Çeki, përfshirë edhe tifogrupin e Kombëtares, Tifozat Kuqezi.

Ndërkohë, nuk mungojnë as tifozët shqiptarë që jetojnë në Europë, teksa pritet që nesër të mbërrijnë më të shumtë.

Në lokalet e qendrës së Pragës, ka tifozë të shumtë shqiptarë që kanë dalë për të shijuar edhe bukuritë e qytetit të Pragës, ndërkohë që nuk mungojnë as simbolet kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat