Juventus dëshiron Rabiotin

Futboll

Juventus dëshiron Rabiotin

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 11:54
Rabiot

Juventus dëshiron Rabiotin

Prej disa javësh tashmë “bardhezinjtë” e Juventus dëshirojnë të rinovojnë sërish kontratën e “katalizatorit” të mesfushës, Adrien Rabiot, vetëm pak kohë pas nënshkruan me francezin një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2024.

Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes italiane, “La Gazzetta dello Sport”, “gjigandët’ e Serie A duan t’i ofrojnë lojtarit një kontratë të re më afatgjate se ajo e para, mirëpo me një ulje të lehtë të pagës.

Deri më tani nuk dihet nëse Rabiot do të pranojë të qëndrojë te Juventus, me pagë më të ulët duke parë se shumë klube janë pas tij, mirëpo gjithçka është në dorën e francezit dhe na mbetet veçse të presim për të mësuar detajet më të fundit nga ky “operacion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat