Tsv Urdenbach, rival i radhës për Kosovën e Dusseldorfit

Futboll

Tsv Urdenbach, rival i radhës për Kosovën e Dusseldorfit

Nga: K. G. Më: 7 shtator 2023 Në ora: 18:59
Kosova

Tsv Urdenbach është rival i radhës për ekipin Kosova e Dusseldorfit, në takimin e javës së pestë të Bezirksliga.

Futbollistët e Kosovës po përgatiten në çdo aspekt për ndeshjen e të dielës, me synime që të vazhdojnë me fitoret e radhës.

Deri me tash kanë fituar 100 për qind të pikëve apo kanë shënuar katër fitore në katër ndeshjet e para. 

“Këtë të diele ekipi ynë zhvillon ndeshjen e 5 kampionale dhe për kundërshtar ka ekipin TSV Urdenbach. 

Ne ju ftojmë juve ta përkrahni ekipin tonë si gjithmonë edhe në këtë ndeshje të luftojmë për 3 pikët e radhës 

Të dielën me fillim nga ora 15:00 në adresen Woermannstraße 1a, 40593 Düsseldorf ju mirëpresim”, njofton FC Kosova.

Kosova aktualisht zë vendin e dytë me 12 pikë dhe Tsv Urdenbach është në të tetin me 6 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat