Arsenali s’e konsideron shitjen e Gabrielit

Futboll

Arsenali s’e konsideron shitjen e Gabrielit

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 13:48
Gabriel Magalhaes

Arsenali nuk po e konsideron shitjen e Gabriel Magalhaes.

Sipas raportimeve të gazetarit italian dhe ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romanos, klubi anglez kurrë nuk ka dashur ta shesë lojtarin këtë verë.

Për brazilianin interes kishin shfaqur sauditët, mirëpo siç ka raportuar Romano, pavarësisht këtij interesimi, “Topçinjtë” nuk e konsiderojnë shitjen e mbrojtësit.

“As për 200 milionë euro!”, ka qenë komenti i burimeve pranë negociatave duke iu përgjigjur lidhjeve Gabriel-Saudi.

25-vjeçari është pjesë e Arsenalit që nga viti 2020 dhe aktualisht ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2027.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat