Selektori i Zvicrës para ndeshjes në Prishtinë: Graniti dhe Xherdani e dinë mirë situatën 

Futboll

Selektori i Zvicrës para ndeshjes në Prishtinë: Graniti dhe Xherdani e dinë mirë situatën 

Nga: K. Goca Më: 8 shtator 2023 Në ora: 18:42
Murat Yakin

Zvicra me katër shqiptarë ka zbarkuar në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, ku nesër në orën 20.45 do të përballet me Kosovën, në kuadër të xhiros së pestë të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll,

Kapiteni Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Ardon Jashari dhe Uran Bislimi, përfaqësojnë Zvicrën.

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, ka folur për Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën.   

“Graniti dhe Xherdani e dinë mirë situatën. 

Kërkoj që ata të bëjnë më të mirën”, tha Yakin.

Yakin për Kosovën: “Pres një kundërshtar të mirë që na njeh mjaftueshëm.

Por ne kemi cilësi dhe duam ta fitojmë këtë lojë. Ne duam të tregojmë se jemi ekipi më i mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat