Granit Xhaka: Ndeshja ndaj Kosovës nuk krahasohet me Shqipërinë dhe Serbinë

Futboll

Granit Xhaka: Ndeshja ndaj Kosovës nuk krahasohet me Shqipërinë dhe Serbinë

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 20:03
Granit Xhaka

Kosova pret të shtunën Zvicrën në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, teksa në konferencë për shtyp u paraqit trajneri Murat Yakin dhe kapiteni i helvetëve, Granit Xhaka. Lojtari me origjinë shqiptare e pranoi se për të është një sfidë speciale ndërsa shtoi se ndjehet si në shtëpi.

Ke luajtur kundër Shqipërisë, Serbisë dhe tani Kosova, cilat janë emocionet? 

Është një ndeshje e veçatë për mua dhe familjen. Nuk krahasohen sepse është ndryshe, jam i kënaqur që jam këtu dhe pres nesër një ndeshje me shumë emocione”.

Marrëdhëniet me Zvicrën dhe Kosovën janë pak ndryshe, a ke bërë ndonjë përgatitje ndryshe nga ndeshjet e tjera? “Ne e njohim mirë Kosovën dhe lojtarët e saj. Trajneri na ka përgatitur njësoj, jemi përgatitur shumë mirë dhe tani duhet të tregojmë veten në fushë”.

Nga Kosova vazhdojnë të largohen lojtarë, më të fundit Daku dhe Muja… Kemi lojtarë që janë pjesë e Gjermanisë apo Zvicrës, cila është këshilla juaj për Federatën që të mos largohen më lojtarë? “Është pyetje e vështirë, është pozitive sepse kemi tre apo katër kombëtare. Kemi lojtarë që luajnë për kombëtare të mëdha, por gjithsecili duhet ta vendosë vetë se ku shkon. Është e vështirë ta them unë përgjigjen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat