Kosova fiton miqësoren me Greuther Furth U19 

Futboll

Kosova fiton miqësoren me Greuther Furth U19 

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 21:39
Kosova

Kombëtarja e Kosovës U19 në kuadër të kampit përgatitor me lojtarë që luajnë në Diasporë, sot e ka zhvilluar një ndeshje miqësore me skuadrën gjermane, Greuther Furth U19, e të cilën e ka fituar me rezultat 2:0.

Golat për Dardanët U19 i shënuan Lirim Jashari dhe Eliot Bujupi.

Ky kamp përgatitor do t’i shërbejë përzgjedhësit Adil Maliqi për të seleksionuar futbollistët më të mirë për ndeshjet kualifikuese që zhvillohen në muajin nëntor në Maltë. Krahas Kosovës dhe Maltës në këtë grupin kualifikues për Evropian bëjnë pjesë edhe Ukraina dhe Sllovakia.

Përzgjedhësi Adil Maliqi, ka paraparë një grumbullim tjetër edhe me futbollistët që luajnë në kampionatin vendor, e të cilët më 23 shtator në orën 16:00 do të zhvillojnë ndeshje miqësore kundër Litenshtajnit U19 në Kampin Nacional në Hajvali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat