Të gjithë janë kundër trajnerit Santos

Futboll

Të gjithë janë kundër trajnerit Santos

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 23:55
Santos

Klima në kombëtaren e Polonisë nuk është aq pozitive sa e paraqiti trajneri Fernando Santos në përfundim të sfidës me Ishujt Faroe, e fituar 2-0 falë finalizimeve të Robert Leëandoësit.

Mediet polake theksojnë se portugezi është treguar i pavërtetë kur deklaroi: “Ne kemi folur për gjithçka, atmosfera është fantastike. Nëse ka diçka që mund të përmirësohet, është atmosfera rreth skuadrës.”

Santos, i irrituar nga pyetjet e gazetarëve, i shmangu përgjigjet për ndeshjen e radhës me Shqipërinë, duke u fokusuar vetëm te suksesi me Ishujt Faroe.

Portugezi nuk i kurseu lojtarët më të mirë për ndeshjen e së dielës ndaj Shqipërisë. Mirëpo edhe pse me formacionin më të mirë, Polonia nuk ishte bindëse në lojë, edhe pse luajti me një kundërshtar relativisht të dobët.

Atmosfera në stadium ishte e vakët, vetëm pas golave të Robert Leëandoëskit pati një lloj entuziazmi, që gjithsesi nuk ishte në nivelin që pritej. Jozyrtarisht thuhet se Federata Polake e Futbollit ka shpërndarë bileta për këtë ndeshje për grupe fëmijësh për të mbushur tribunat bosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat