Al-Ittihadi, s’do të dorëzohet për Salahun

Futboll

Al-Ittihadi, s’do të dorëzohet për Salahun

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 18:12
Salah

Drejtori i futbollit në Ligën Pro Saudite, Michael Emenalo pohoi se Al-Ittihadi do të vazhdojë të provojë nënshkrimin e Mohamed Salahut nga Liverpooli.

Kampionët në fuqi të Ligës Pro të Arabisë Saudite, Al-Ittihadi, ishin të prirur për nënshkrimin e Salahut gjatë transferimit të verës dhe thuhet se kishte bërë një ofertë me vlerë 150 milion euro, e cila u refuzua nga Reds.

“The Sun” më vonë raportoi se Al-Ittihadi do të paraqiste një ofertë tjetër me vlerë fillestare prej 170 milion euro me atë paketë që do të rritet në 215 milion euro pasi të merren parasysh shtesat e ndryshme. Ata i ofronin lojtarit një pagë marramendëse prej 2.45 milionë funte në javë.

Edhe pse klubi saudit nuk arriti të transferonte Salahun para mbylljes së dritares së transferimit në Angli, drejtori i futbollit në Pro Ligë, Emenalo tani ka pohuar se Al-Ittihadi do të vazhdojë me përpjekjet e tyre për të transferuar egjiptianin në të ardhmen.

Duke folur për “Sky Sports”, Emenalo tha, “Së pari dhe më kryesorja, Mohamed Salah është një nga lojtarët më të mirë në planet. Unë kam thënë më parë, privatisht dhe publikisht se ne mirëpresim këdo që dëshiron të vijë [në SPL. ] dhe kjo përfshin Salahun. Por ne duhet t’i bëjmë gjërat në një mënyrë shumë profesionale dhe të respektueshme.

Kjo është ajo për të cilën jemi atje, kjo është ajo që SPL është rafinuar të bëjë - të sjellë profesionalizëm, respekt për efikasitetin dhe t’i bëjmë gjërat në një mënyrë kompetente”.

“Nëse nuk ndodhi, nuk është për shkak se ne nuk e duam më lojtarin, ose sepse kemi një problem me Liverpoolin.

Është sepse disa gjëra që duhet të harmonizohen për të gjitha palët e përfshira në proces nuk u përshtatën. Askush nuk është i zemëruar, ne vazhdojmë, por absolutisht nuk mbyllim asnjë derë dhe nëse ekziston mundësia për të bërë gjëra dhe për t’i bërë mirë - dhe kjo e sjell Mohamed Salah në Ligën Profesionale Saudite, ne të gjithë do të jemi shumë mirënjohës”.

Salauh nënshkroi një kontratë të re verën e kaluar, e cila është e vlefshme deri në vitin 2025 dhe skuadra e Premierligës, deri më tani, nuk ka treguar interes për t’u ndarë me lojtarin e tyre yll përpara se të skadojë kontrata e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat