Media zvicerane komenton dorën në zemër të Xherdan Shaqirit 

Futboll

Media zvicerane komenton dorën në zemër të Xherdan Shaqirit 

Nga: K. Goca Më: 10 shtator 2023 Në ora: 11:28
Xherdan Shaqirit - djathtas

Zvicra pësoi gol në fund dhe u nda baras (2:2) me Kosovën në Prishtinë, në kuadër të xhiros së pestë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.

Për Xherdan Shaqirin ishte një rikthim në vendlindjen e tij.

Tifozët vendas e kanë festuar nga fillimi deri në fund.

“Nuk do ta harroj kurrë këtë ditë”, tha Xherdan Shaqiri pas ndeshjes kundër Kosovës të shtunën në mbrëmje. 

“Ai gjithmonë ëndërronte të luante në vendin e tij të lindjes. 

Edhe forcat e sigurisë, djemtë e lojës dhe gazetarët kërkuan një selfie me 31-vjeçarin”, shkruan mediumi zviceran “20min”. 

Ai ia plotësoi të gjithëve dëshirat: “Disponimi ishte i madh, njerëzit krenohen me ne”.

“Një veprim para ndeshjes bëri me shpejtësi xhiron e shikuesve të Kosovës në tribuna.

Gjatë intonimit të himnit kombëtar të Kosovës,

Shaqiri kishte dorën në gjoksin e majtë, ashtu siç bën me himnin e Zvicrës”, shkruan media zvicerane.

“Ju të gjithë e dini se unë kam lindur këtu dhe i kam rrënjët këtu. E bëra nga respekti për vendin, prindërit e mi dhe familjen që jeton këtu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat