Përuluni para Jasir Asanit!

Futboll

Përuluni para Jasir Asanit!

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 01:01
Jasir Asani

Jasir Asani ka qenë autori i një tjetër goli të jashtëzakonshëm me fanellën e Shqipërisë në kualifikueset e Euro 2024.

Pas kryeveprës me Moldavinë, ai ka përsëritur veten dhe këtë e ka pranuar tashmë edhe vetë UEFA në adresën e saj në rrjetet sociale.

“Përuluni përpara Jasir Asanit! Ai ishte një supergol”, shkruante fillimisht faqja zyrtare e EURO 2024 për futbollistin shqiptar.

Dhe në fund të ndeshjes, një tjetër postim për natën kuqezi. “Çfarë nate për Jasir Asanin dhe Shqipërinë”, ishte postimi i radhës në adresat zyrtare të turneut/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat