Maqedonia e Veriut sonte përballë Maltës, mungon Ademi

Futboll

Maqedonia e Veriut sonte përballë Maltës, mungon Ademi

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 12:09
Ademi - djathtas

Pas barazimit me Italinë në Shkup, përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut sonte (e martë) do të zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 2024, ku përballë vetes do të ketë Maltën.

Ekipi përfaqësues i vendit do të kërkojë fitoren e parë si mysafirë në këto eliminatore, pasi deri më tani ka vetëm një triumf të regjistruar të luajtur në shtëpi.

Për duelin ndaj Maltës, përfaqësuesja e Maqedonisë do të ketë ndryshime në formacion, përderisa është konfirmuar se edhe Arijan Ademi nuk do të mund të jetë në kombinim për lojë për shkak një lëndimi, i cili në stërvitjen zyrtare mbrëmë ka ndjerë dhimbje.

Ndeshja ndërmjet Maltës dhe Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet sonte në stadiumin nacional të Maltës, duke nisur nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat