Historia mes Leonardo Bonucci dhe “Zonjës të Vjetër”

Futboll

Historia mes Leonardo Bonucci dhe “Zonjës të Vjetër”

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 18:45
Leonardo Bonucci

Historia mes Leonardo Bonucci dhe “Zonjës të Vjetër” përfundon në gjyq. Mbrojtësi i Union Berlin në orët e fundit të merkatos u detyrua që të largohej nga Torino pasi drejtuesit e Juventusit e “degraduan” duke e detyruar që të stërvitej me të rinjtë.

Duke i akuzuar se e kanë dëmtuar nga ana e imazhit dhe profesionale Bonucci ka vendosur që të hedhë në gjyq shoqërinë piemonteze.

Pas shumë viteve bashkëpunim të shoqëruar me fitore dhe shumë trofe Leonardo Bonucci vendosi që ti drejtohet rrugës ligjore për të zgjidhur mosmarrëveshjet me klubin më të titulluar në Itali.

Avokati i Bonuccit tha sot se Juventusi duke kushtëzuar klientin e tij që të stërvitej në ambiente të ndryshme nga ku përgatiten rregullisht lojtarët e ekipit të parë i kanë shkaktuar një dëm në imazh dhe në aspektin professional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat