Pritet vetëm vendimi zyrtar, Polonia do të shkarkojë Fernando Santos

Futboll

Pritet vetëm vendimi zyrtar, Polonia do të shkarkojë Fernando Santos

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 14:00
Fernando Santos

Pas humbjes në Tiranë ndaj Shqipërisë, shkarkimi i Fernando Santos dukej çështje kohe.

Gjatë shtatë muajve të mandatit të tij si trajner i kombëtares polake, portugezi nuk tregoi asnjë ide për ekipin e tij dhe qasja në konferencat për shtyp ishte zhgënjyese.

Kontrata e Santos ishte e vlefshme të paktën deri në përfundim të raundeve kualifikuese, ndaj nëse do të zgjidhej kontrata , do t’i duhej të paguhej një shumë e konsiderueshme largimi.

Megjithatë, siç raporton “Przegląd Sportowy”, avokatët e trajnerit aktual kanë pranuar kushtet e Federatës Polake të Futbollit. “Një luftë e ashpër”, e quan gazeta. Në orët në vijim pritet një njoftim zyrtar për shkarkimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat