Nuk kursehet me Lewandowskin

Futboll

Nuk kursehet me Lewandowskin

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 14:55
Wownicki e Lewandowski

At Micha? Wownicki është një figurë jashtëzakonisht e diskutueshme. 

Në vitin 2021, ai u përjashtua nga urdhri Salezian dhe u pezullua. 

Edhe pse Kisha e ndaloi atë nga shërbimi, ai ende kremton mesha në kishën e tij, gjatë së cilës ai mban predikime të zjarrta. 

Ai ishte gjithashtu prifti i parë në Poloni, që u dëbua nga një shtëpi fetare dhe i pari që u dënua nga një gjykatë për fjalët e folura gjatë një predikimi...

Ai fyen rregullisht njerëz të tjerë, përfshirë sportistë të famshëm, nga foltorja.

 Së fundmi ai kritikoi sprinteren polake Ewa Swoboda. “Swoboda, nuk të shikoj dot. Dukesh si një përbindësh”,- gjëmonte ai. Sepse atij nuk i pëlqenin tatuazhet e saj.

Tani, pas paraqitjes së dobët të kombëtares polake ndaj Shqipërisë, ai vendosi të thotë diçka për lojtarët.

 “A do ta fitojë ndonjëherë Polonia kampionatin botëror të futbollit? JO! Ata do të humbasin me ekipin më të keq që lufton në emër të Zotit. 

Edhe sikur të ngrinin duart dhe të thërrisnin: O Zot! Polakët mund të fitojnë në futboll vetëm nëse si katolikë do të qëndrojnë në ndeshje, si ushtarët e Sobieskit, kur marshuan drejt Vjenës” - bërtiti prifti Woznicki.

Ai i kushtoi shumë vëmendje Robert Lewandowskit. Arsyeja? Sipas tij, kapiteni polak është një pervers.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat