AF Elbasani - Vora, Mërgjyshi e konsideron si sfidë Superioreje

Futboll

AF Elbasani - Vora, Mërgjyshi e konsideron si sfidë Superioreje

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 15:51
Mërgjyshi

Fitorja ndaj Besës në javën e parë të kampionatit ishte nga ato që ndryshojnë objektiva e që sjellin eufori në skuadër. Vora tani ka bindjen se mund të luajë e barabartë me këdo skuadër.

Megjithatë prova e vërtetë është ndaj AF Elbasanit, takim që do të luhet ditën e enjte. Artan Mërgjyshi, trajneri i skuadrës vorake ka folur në lidhje me këtë përballje.

“Është një ndeshje si në Superiore për vetë specifikat që kanë dy skuadrat. Ne, në çdo ndeshje luajmë për të marrë maksimumin.

Prenga është rikthyer, por kemi mungesat e Vrapit dhe Razës që ende nuk janë rikuperuar, por besoj se me kontigjentin që kemi e përballojmë ndeshjen.

Sa i përket objektivave, duhet të marrim me radhë çdo ndeshje e më pas do të shohim se ku jemi në klasifikim”, tha trajneri i Vorës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat