Në Kombëtaren e Kosovës kanë nis t’i lëshojnë nervat, kjo është sjellja e trajnerit Gliha dhe Edon Zhegrovës

Futboll

Në Kombëtaren e Kosovës kanë nis t’i lëshojnë nervat, kjo është sjellja e trajnerit Gliha dhe Edon Zhegrovës

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 16:56
Kjo është sjellja e trajnerit Gliha dhe Edon Zhegrovës

Kosova humbi mbrëmë në ndeshjen kundër Rumanisë me rezultat 2-0, derisa duket së gjërat nuk kanë shkuar edhe aq mirë te Kosova.

Kur ndeshja u ndërpre shkaku i parullës skandaloze te tifozëve rumun “Kosova është Serbi”, derisa e gjithë vëmendja u kthye të gjesti skandaloz i rumuneve karshi Kosovës, selektori Gliha e ka pasur një zenkë të ashpër me futbollistin e famshëm, Edon Zhegrova.

Shihet se si Gliha e tërheq me force prej dore futbollistin, te cilin pastaj edhe e qorton, kurse lojtari arrin ta ruaj gjakftohtësinë.

Të kujtojmë që pas ndeshjes Zhegrova tha se Kombetarja ka probleme të brendshme dhe se për to duhet të flas ndonjë futbollist më përvoje si p.sh kapiteni.

Kur deklarata e tij u komentua më të madhe, Zhegrova e lëshoi një sqarim, duke u tërhequr nga ajo deklaratë dhe duke thënë se ka dashur të thotë se problemet kanë të bëjnë vetëm me lojën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat